-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Udhëtimi tragjik i emigrantëve, mbytet 4-vjeçarja në brigjet e Italisë

Kryesoret

Një vajzë 4-vjeçare, e cila po përpiqej të arrinte në Itali me familjen e saj, ra në det dhe humbi jetën kur varka në të cilën ndodhej u sulmua nga peshkatarët tunizianë.

Sipas mediave italiane, peshkatarët vodhën motorin e varkës prej hekuri shtatë metra të gjatë, në të cilën udhëtonin 34 emigrantë dhe refugjatë. Ata ishin nisur nga Sfax, Tunizi për në brigjet e Italisë së Poshtme.

Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e kërkim-shpëtimit të Italisë dhe Roja Bregdetare e Romës së bashku me Policinë Ekonomike u mobilizuan menjëherë në ndihmë të të mbyturve.

Mbrëmë, në të njëjtën kohë, një tjetër varkë u mbyt në jug të Siçilisë dhe 46 persona (përfshirë 7 të mitur dhe 13 gra) u shpëtuan nga roja bregdetare italiane.

Në Lampeduza policia po mban përkohësisht, Ismailin e vogël vetëm gjashtë muajsh.

Nëna e tij vdiq në Mesdhe, duke e lënë fëmijën vetëm, pa asnjë të afërm tjetër. Oficerët e policisë italiane, për kujdes të menjëhershëm, blenë biskota, qumësht, pelena dhe lodra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit