-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foshnja e infektuar me HIV, prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet

Kryesoret

Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet për rastin e infektimit me virusin HIV/AIDS të një fëmije, që kur ishte foshnje.

Prindërit e tij, kanë rezultuar negativë, dhe bëjnë përgjegjëse strukturat spitalore ku djali i tyre lindi dhe më pas u shtrua disa here, deri kur pa mbushur ende 5 muaj, u diagnostikua me HIV.

Një kallëzim penal i tyre nuk u mor në konsideratë nga prokurori Saimir Hysa i cili vendosi mosfillimin e çështjes. Por më pas, të dy shkallët e gjyqësorit e kanë konsideruar të gabuar qëndrimin e tij. Pak ditë më parë Gjykata e Apelit zbardhi vendimin i cili e detyron organin e akuzës që të nisë tani hetimet.

Në tetor të vitit 2021 dy prindër të rinj nga Tirana, u lumturuan kur në jetë, erdhi fëmija i tyre i parë, një djalë. Pasi kaloi tre ditë në reanimacionin e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, i porsalinduri kaloi në shtëpi.

Por pas pak javësh, për të, do të niste një kalvar i gjatë problemesh shëndetësore. Në distanca të shkurtra kohore, foshnja do të shtrohej disa herë në reanimacionin e Pediatrisë në Qendrën spitalore Nënë Tereza, derisa në fillim të marsit 2022, kryhet testi HIV dhe ai rezultoi pozitiv.

Muajt që pasuan do të ishin një betejë e fortë e prindërve, mes tronditjes së madhe nga sëmundja e djalit të tyre të vogël, gjendjes së tij shëndetësore dhe paqartësive mbi burimin e infektimit.

Ata vetë iu nënshtruan testit disa herë dhe rezultuan negativë, duke përjashtuar pistën që të ishin ata shkaku. Po ashtu ra dhe pista e transmetimit përmes gjakut, pasi fëmija nuk i kishte kryer transfuzion.

Ecejaket në dyert e institucioneve shëndetësore do të jenë të shumta. Institui i Shëndetit publik përfundoi në fillim të muajit korrik një hetim mbi rastin./VOA

Artikullin e plotë e gjeni këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit