Olta Gixhari sapo deklaroi se do t’i prishë dasmën Kiarës dhe Luizit. Por qetsohuni, kjo do të ndodh vetëm nëse çifti nuk e fton në dasmë.
Olta Gixhri ka bërë së fundmi një diskutim me ndjekësit, ku padyshim pyetjet rreth BBV kanë zënë vendin kryesor. Mes tyre një nga pyetjet ishte nëse miqësia me Luizin do të vazhdojë dhe a do të marrë pjesë në dasmën e famshme të Kiarës dhe Luizit.
Olta është shprehur se miqësia padyshim që do të vazhdojë jashtë me Luizin, pasi sipas saj ata kuptoheshin mjaft mirë. Për sa i përket dasmës, patjetër që aktorja do të marrë pjesë, por nëse nuk e ftojnë duhet të presim që Olta të prish dasmën, siç sapo lajmëroi.