Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, është shprehur se në 14 maj është koha që flaka e lirisë të përhapet në të gjithë Shqipërinë.
Komentet Spahia i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Shkodër, ku ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Spahia tha se Shkodra i ka rezituar shumë betejave dhe nuk do të dorëzohet kurrë përballë presioneve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ai ftoi qytetarët që në 14 maj të bashkohen dhe të votojnë masivisht koalicionin “Bashkë Fitojmë”.