-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq në Itali, përmbytje të frikshme në disa zona

Kryesoret

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin e Emilia-Romagna në Itali duke shkaktuar përmbytje në provincat e Ravenës dhe Bolonjës. Shkollat ​​u mbyllën në disa komuna si masë paraprake, si Faenza, Castel Bolognese, Selva dhe San Martino di Molinella, një zonë ku Quaderna u tejmbush.

Fjatë natës në Bagnacavallo u raportua përmbytja e Lamones në zonën e Boncellino.

Familjet janë evakuuar që mbrëmjen e djeshme dhe po vlerësohen situatat nga afër. Kryebashkiakët këshillojnë që në zonat më të rrezikuara të mos lëvizin me makina dhe të qëndrojnë në katet e sipërme të banesave.

Për shkak të motit të keq, trafiku hekurudhor u pezullua në disa zona të Emilia-Romagna: midis Faenza dhe Forlì (linja Bolonja-Rimini), Russi dhe Lugo (linja Bolonja-Ravena), Russi dhe Granarolo (linja Faenza-Ravena) dhe midis Lavezzola dhe Mezzano (linja Ferrara-Ravena).

Pezullimi ishte i nevojshëm për shkak të shirave të dendur dhe të zgjatur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit