-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Copëtoi dhe futi në valixhe prindërit e partnerit, Elona Kalesha shfaqet e qetë përpara togave të zeza

Kryesoret

Gruaja q shihni në foto është Elona Kalesha autorja e vrasjes së prindërve të ish-të dashurit, Elona Kalesha e cila u dënua 30 vite burg nga drejtësia italiane.

39-vjeçarja dyshohet se ka vranë nënën dhe babain e ishit, Teuta dhe Shpëtim Pashko.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2015 moment ky që dy viktimat u zhdukën. Autorja pasi i ka vrarë i ka copëtuar dhe i ka futur në një valixhe.

Pas shumë vitesh të zhdukur valixhja u gjet në dhjetor të vitit 2020. Elona dyshohet se futi bashkëshortët në kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre Taulantin.

Ky i fundit, i burgosur në Sollicciano për krime droge, do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Kalesha u arrestua nga policia italiane për vrasjen makabre të çiftit Pasho, pasi dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim dhe sipas hetuesve ajo kishte si qëllim që t’i eliminonte për t’u marrë 40 mijë euro, por edhe për shkak se mendohet se ajo e urrente nënën e të dashurit pasi nuk e donte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit