-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Holandë, infermieri rrëfen vrasjen e 20 pacientëve me coronavirus

Kryesoret

Një rast i tmerrshëm trondit Holandën pasi një infermier ka rrëfyer se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus sepse nuk donte t’i shihte ata të vuanin.

Opinioni publik në Holandë është tronditur nga zbulimet për veprimet e infermierit, 30-vjeçarit Theodor B. i cili dyshohet se ka zbuluar aktin para stafit të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar në të kaluarën disa jave.

Vrasjet, të cilat po hetohen nga zyra e prokurorit publik holandez, dyshohet se kanë ndodhur midis marsit 2020 dhe majit 2022 në spitalin Wilhelmina në Assen.

Siç njofton prokuroria, vrasësi në bisedat që ka pasur me personelin infermieror të klinikës psikiatrike ku ishte shtruar ka bërë zbulime për vdekjen e afro 20 pacientëve.

30-vjeçari u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen dhe të enjten iu la në paraburgim edhe për një muaj tjetër. Hetimi për vdekjet e raportuara është ende në vazhdim.

Tashmë autoritetet po përpiqen të zbulojnë përmes të dhënave të spitalit se sa vdekje të pacientëve kanë ndodhur kur personi në fjalë ishte në detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit