Nga maskara e mbrëmshme në fshatrat Malo Orašje dhe Dubonë në Serbi ku mbetën të vrarë më shumë se tetë persona dhe u plagosën 13 të tjerë , se në mesin e viktimave ishte edhe polici M.P 21-vjeç dhe motra e tij e vogël Katarina. P. Polici i ri punonte në Mlladenovac.
21-vjeçari Uroš B, i cili dyshohet se është autori ka qenë me shokët e tij në oborrin e shkollës kur ka pasur një debat me ta. Ai ka shkuar menjëherë në shtëpi, ka marrë një automatik dhe është rikthyer për t’i vrarë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranê një këndi lojërash ku të rinjtë mblidheshin në mbrëmje.
Debatoi me policin, çfarë e shtyu 21-veçarin të vriste 8 persona dhe të plagoste 13 të tjerë
Dyshohet se autori është djali i një ushtaraku dhe konsiderohet si person problematik.
Prej më shumë se 4 orësh autori është i arratisur dhe banorët e fshatrave përreth zonës ku ka ndodhur ngjarja e rëndë janë ngujuar në shtëpitë e tyre.
E frikshme, policia në ndjekje të tij, vrasësi poston në Instagram: Do ju gëlltis









