Në të shtënat që ndodhën sonte në Mlladenoc, Serbi, në fshatrat Malo Orašje dhe Dubonë, mbetën të vrarë më shumë se tetë persona dhe u plagosën 13 të tjerë.
“Telegraf.rs” raporton se në mesin e viktimave ishte edhe polici M.P 21-vjeç dhe motra e tij e vogël Katarina. P. Polici i ri punonte në Mlladenovac.
Përgjaket Serbia, i riu vret 8 persona dhe plagos 13 të tjerë
21-vjeçari Uroš B, i cili dyshohet se është autori ka qenë me shokët e tij në oborrin e shkollës. Dyshohet se i riu ka pasur një debat me policin që ka mbetur i vrarë më pasi ai ka shkuar menjëherë në shtëpi, ka marrë një automatik dhe është rikthyer për t’i vrarë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë një këndi lojërash ku të rinjtë mblidheshin në mbrëmje.
FOTO/ Ky është 21-vjeçari që ekzekutoi me kallash 8 persona dhe plagosi 11 të tjerë
Dyshohet se autori është djali i një ushtaraku dhe konsiderohet si person problematik.
Prej më shumë se 4 orësh autori është i arratisur dhe banorët e fshatrave përreth zonës ku ka ndodhur ngjarja e rëndë janë ngujuar në shtëpitë e tyre.









