-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Refuzohet kërkesa e rusit për liri! “Spiuni” i uzinës së Gramshit mbetet në qeli

Kryesoret

Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Mikail Zorin për ndryshimin e masës së sigurisë pas 9 muajve në burg.

Mbrojtja tha se kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet dhe provat ishin marrë dhe për pasojë u kërkua revokim i masës së sigurisë ose zëvendësim kërkese që u rrëzua nga gjykata.

Gjykata vendosi të lejë në burg Mikail Zorin, rusin i cili u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh në gusht të vitit të kaluar.

Dy rusët Mikhail Zorin 23-vjeç dhe Svetlana Timofeeva 33-vjeç bashkë me 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në fund të gushtit.

Por kur tentuan që të futen brenda u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ata nuk iu bindën urdhrave të ushtarëve shqiptarë ndërsa njëri prej tyre i sulmoi me spraj kimik.

Të tre u arrestuan dhe po hetohen si spiunë të mundshëm. Në makinën me targa ukrainase që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit