Pas firmosjes së marrëveshjes me klubin e Manchester City për krijimin e një akademie futbolli në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është në bisedime me një tjetër klub të njohur europian për të bashkëpunuar me akademinë e re që po bën Sokol Kushta në Vlorë.
Këtë lajm kreu i qeverisë e dha gjatë prezantimit të projekteve për ndërtimin e stadiumit të ri në Vlorë.
Rama theksoi se me këto projekte do të fitojnë jo vetëm stadiume të reja, por edhe qendra sociale të jetës ekonomike që do rrisin fuqinë e qyteteve në të gjitha aspektet. Sipas tij me këto projekte, edukimi sportiv do të ngjitet në një tjetër nivel.
Kryeministri Rama tha se për ndërtimin e stadiumit të Vlorës janë seleksionuar 3 studio prestigjioze ndërkombëtare. Ai njoftoi shpejti do të hapet kantieri për ndërtimin e stadiumit Selman Stërmasi në Tiranë.