-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu me Serbinë, Konjufca: Kosova jashtë dialogut nëse kërkohet Asociacion kundër Kushtetutës

Kryesoret

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur se nuk kanë çfarë të kërkojnë më në dialog me Serbinë nëse faktorët ndërkombëtarë nuk mendojnë që zgjidhja për Asociacionin të jetë sipas Kushtetutës.

“Bile mendoj që nëse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, nëse Bashkimi Evropian nuk mendon që zgjidhja të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës unë mendoj që Kosova nuk ka çfarë të kërkoj në atë dialog më, kurrfarë interesi Kosova nuk ka në atë dialog. Çka kemi ne interes ta shkatërrojmë kushtetutshmërinë tonë, ajo shkon vetëm në dëm të interesave tona nëse është ashtu”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se Kosova është në dialog me dy parime, që dialogu është për njohje të ndërsjelltë dhe çdo vendimmarrje sipas Kushtetutës së vendit.

“Kosova a e dini pse është në dialog? Sepse beson shumë në dy principe, principin e parë besojmë që dialogu është për njohje të ndërsjellë dhe arsye numër dy e dimë që çfarëdo rregullimi për të drejtën e serbëve, çfarëdo vet-menaxhimi për të drejtat e serbëve është në kuadër të Kushtetutës së Kosovës. Se nëse është e kundërta, nëse ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të shtetit të Kosovës, e minimit të shtetit tonë atëherë është mirë ne të themi mirupafshim sepse nuk ka interes këtu”, shtoi Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Brusel nuk pranoi draftin e ngritjes së Asociacionit dhe qeveria e Prishtinës shkarkoi ekipin hartues të përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb.

Zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin vazhdon të mbetet sfida kryesore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit