-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alberta shpall gjendjen e jashtëzakonshme, kërkohet ndihma e ushtrisë për zjarret

Kryesoret

Provinca kanadeze Alberta është në një situatë kritike nga flakët e zjarrit. Ndihmë ushtarake është kërkuar nga qeveria federale e Kanadasë, ndërsa lufton me zjarret masive. Prej së hënës pasdite, 94 vatra zjarri kanë përfshirë gjithë Albertën, ku 27 janë konsideruar si jashtë kontrollit.

Më shumë se 29.000 njerëzve u është kërkuar të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre. Provinca shpalli gjendjen e jashtëzakonshme gjatë fundjavës, për shkak të zjarreve.

Të hënën, kryeministrja e Albertës, Danielle Smith tha se ka folur me kryeministrin Justin Trudeau, ku dhe ka kërkuar ndihmë shtesë, përfshirë mbështetjen ushtarake, nga qeveria federale.
Ajo shtoi se kjo ka qenë një “kohë sfiduese” për provincën, pasi zjarrfikësit po mundohen që të shuajnë flakët, ndërsa banorët dhe pacientët e spitalit po evakuohen nga zonat e prekura.

 

Smith tha se provinca e saj do të paguajë ndihmë financiare urgjente prej 1.250 dollarë kanadezë (934 dollarë; 740 £) për çdo të rritur që është detyruar të evakuohet për më shumë se shtatë ditë.

Zjarrfikësit nga provincat e tjera, duke përfshirë Quebec dhe Ontario, kanë fluturuar në Alberta për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Zjarret janë përhapur në pjesën perëndimore dhe veriore të provincës, duke përfshirë disa zona përgjatë ultësirës së maleve shkëmbore.

Zonat më të goditura përfshijnë Drayton Valley, rreth 140 km (87 milje) në perëndim të kryeqytetit provincial Edmonton dhe Fox Lake, rreth 550 km në veri të qytetit, ku 20 shtëpi dhe një stacion policie u dogjën nga zjarri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit