-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ramës duhet “t’i jepen duart” në shtator

Kryesoret

Ish-kryemintri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pogradecit ku tha se kryeministrit Edi Rama duhet” t’i jepen duart” në shtator.

“Siç është ajo shprehja ‘gusht e gunë’, në vjeshtë t’i japim duart Ramës. Edhe atëherë e ka gjatë në fakt”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe tek çmimi i lartë i energjisë, ndërsa tha se arsyeja e vërtetë pas kostos së lartë është pikërisht shitja e energjisë në sezonin e verës, nga Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Ai ka renditur edhe benefitet që do të ketë biznesi dhe komuniteti me uljen e çmimit të energjisë.

“Sot falë strategjisë për ndërtimin e HEC-eve, prodhojmë 2 mld KW më shumë se nevoja. A ka gjobë më të madhe se çmimi që paguan biznesi, sepse Rama e zëvendësja e tij e shesin energjinë gjithë verës.

Çlirimi i biznesit nga kjo barrë është dyfishim i të ardhurave për komunitet prej tyre”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit