Nuk ka kthim pas. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike duke njoftuar se do të ketë një paketë për të mbrojtur territorin. Ai tha se ofensiva do të zgjasë sa të jetë e nevojshme.
“Siç nuk ka asgjë të përkryer as kjo paketë nuk është e përkryer, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin duke filluar nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë aq sa do të jetë e nevojshme.
Mbase gjatë gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje dhe për të vijuar me një sërë aspektesh të tjera, deri te mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike që gjatë gjithë kësaj periudhe kohe, qysh se në Shqipëri ka filluar të ndërtohet nga sipërmarrja e lirë janë deformuar dhe ndonjëherë përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve”, tha Rama.









