Tre të rinj në Lezhë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të 22-vjeçarit Aleks Laska. Në kërkim janë shpallur Xhuljano e Leandro Frraoku dhe Agustin Shahini.
Sipas policisë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, në këmbë 22 vjeçari, banues në Rrilë.
Pas hetimit dhe dëshmisë së të plagosurit u identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët.
Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta Laskën si dhe e kanë plagosur me armë zjarri në këmbë.