-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Polonisë në Tiranë: Lufta, integrimi dhe lidhja ekonomike

Kryesoret

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas pritjes me ceremoni zyrtare, dy Presidentët Begaj dhe Duda zhvilluan një konferencë për mediat duke u ndalur te forcimi i raporteve mes dy vendeve, integrimi, por edhe lufta në Ukrainë.

“Shqipëria është në krye për prioritetet për anëtarësim. I mbështesim këto ambicie. Reformat po realizohen. Shqipëria zhvillohet nga ana dinamike dhe e infrastrukturës. Shqipëria e meriton që të pranohet sa më shpejt në BE. Këtu kanë ardhur sipërmarrës polakë. Shpresoj për kontrata të reja dhe forcim i lidhjeve ekonomike” tha Duda.

“Si dy vende anëtare të NATO-S Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional. Vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe.

Një  vëmendje shumë të veçantë ia kushtuam bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë. Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara” tha Begaj.

Pas 20 vitesh një President polak vjen në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit