Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit u shpreh se shqiptarët të dielën do të ndahen nga regjimi monist i Edi Ramës.
“Nuk po e besoj që po mbaron kjo fushatë, që mezi kam pritur që të mbarojë, që Shqipëria të ndahet me këtë regjim monist në sistemin vendor, ku një person i vetëm kontrollon 60 gomerë, përveç Shkodrës tonë heroike dhe 100 % të këshillave bashkiake.
Rama si një kryeministër delinkuent, u përpoq të devijonte llogaridhënien në këto 4 vite të pushtetit absolut mbi 60 gomerët e tij, siç i quan ai dhe ata e pranojnë. Kërkoi të politizoi zgjedhjet e 14 maj, ku vendosi në të gjithë Shqipërinë posterat me fytyrën e tij të qeshur dhe me fytyrën time e të doktorit të mërzitur.
Vetëm në Bashkinë e Tiranës janë miratuar mbi 1 milard euro, nga ai këshill bashkiak monist dhe askush nuk ka parë një mbledhje të vetme të Këshillit Bashkiak ku të diskutohet për buxhetin. , u shpreh Meta.