“Kina do të jetë tema kryesore sot” ishte shprehur para takimit joformal të ministrave të Jashtëm të BE i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Autoriteti i BE për Politikën e Jashtme ka përgatitur një dokument për marrëdhëniet e BE me Pekinin, për të arritur në një pozicion të përbashkët të BE.
Këto diskutime do të përgatisin takimin e Këshillit të BE në fund të qershorit, i cili do të “rikalibrojë” marrëdhëniet me Kinën. Të premten në mbrëmje, Borrell tha se ministrat e kanë përshëndetur dokumentin.
Që në vitin 2019, BE i përcakton marrëdhëniet me Kinën në trekëndëshin partnere, konkurrente, rivale sistemi. Në këtë pikë nuk priten ndryshime. Në dokumentin e brendshëm të BE, të cilin e ka në dorë Deutsche Welle, BE thekson, se varet nga sjellja e Kinës kundrejt BE, se si do të balancohen këto tre aspekte. Edhe më tej theksohet se bashkëpunimi me SHBA është i pazëvendësueshëm. Në këtë linjë u shpreh edhe kancelari Scholz në fjalimin e tij para Parlamentit Europian këtë javë.