-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet lokale, deputeti demokrat denoncim në Vlorë: Hajdutët e votës vijojnë përpjekjet

Kryesoret

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një denoncim ku sipas tij në Vlorë po tentojnë të blejnë votat e qytetarëve.

Në postimin e tij ai u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast dhe se të gjitha ata që tentojnë të blejnë votat do të përballen me ligjin.

“Deklaratë! Megjithëse heshtje zgjedhore, hajdutët e votës vijojnë përpjekjet për të deformuar vullnetin e votuesve në Bashkinë Vlorë.

Ju bëj thirrje kujtdo që po tenton të intimidojë demokratët dhe vlonjatët, kujtdo që po tenton të blejë votën e tyre me të gjitha format, do të përballen me ligjin.

I bej thirrje çdo qytetari të denoncojë çdo përpjekje për deformimin e votës së tyre dhe institucioneve përkatëse të zbatojnë ligjin”, shkruan Agalliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit