-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetja e PD-së flet me emra: Këto drejtorë të PS në Sarandë po intimidojnë votuesit!

Kryesoret

Deputetja Ina Zhupa ka denoncuar me emra zyrtarë të Bashkisë së Sarandës, duke thënë se po intimidojnë qytetarët. Zhupa përmend me emra nga nënkryetarja e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro, te Drejtori Mariel Murati, drejtori Arjan Kalcuni, drejtori Alket Qëndro etj. Sipas saj, drejtorët socialistë, po u ushtrojnë presion qytetarëve duke i bërë thirrje që të heqin dorë menjëherë nga ky intimidim.

“Drejtues të institucioneve publike të Sarandës! Nënkryetare e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro, Drejtor Mariel Murati, Drejtor Arjan Kalcuni, Drejtor Alket Qëndro. Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimi. Lejini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë. Bashkëqytetarët tanë janë të zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata. Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike.

Ju njohin shumë mirë, e dinë se çfarë përfaqësoni e çfarë kërkoni të merrni nga Bashkia.  Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të çliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë.  Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë. Boll më! Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj.  Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë”, shkruan Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit