Shtabi i kandidatit të opozitës në Tiranë, Belind Këlliçi ka denoncuar se po orientohet vota përmes shenjës në fletën e votimit. Silvi Bardhi i bëri thirrje KQZ dhe Policisë së Shtetit të marrin masa.
“Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit. Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e ndikuar votuesit.
I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi.
Kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë. Shkelje të rënda dhe këto, për të cilat KQZ duhet të marrë masa” tha ajo.