Policia ka liruar tre punonjësit e bashkisë së Shkodrës që u arrestuan ditën e djeshme pasi i kapën duke shpërndarë pako me ushqime në këmbim të votova.
Të arrestuarit, sipas policisë janë Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër; Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër dhe Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.
Emrat:
-Ergys Ivziku 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.
-Petrit Dyli 49 vjeç, teknik i Shërbimeve Mbështetëse, bashkia Shkodër
-Mhill Volaj 63 vjeç, specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër
-Arvit Bushati 33 vjeç, (në kërkim) drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër