Pas shpalljes së fitores së kandidatit të Berishës më Himarë, Fredi Belerit ka nisur një festë e madhe ka nisur jashtë një qendre votimit.
Beleri fitoi me diferencë të ngushtë votash dhe u prit me britma, gëzim dhe lot nga mbështetësit e tij. Ata nisën festën dhe u drejtuar drejt sheshit kryesor të qytetit ku do të mbyllte Beleri fushatën gjë e cila nuk ndodhi pasi arrestua për blerje votash.
Ndërkohë arrestimi i tij solli reagime të shumta nga pala greke. Ditën e sotme në Himarë ka pasur shumë media greke në Himarë të cilët kanë përcjellë live fitoren e tij.
Në lidhje me fitoren e Belerit media greke, Protothema ka publikuar një lajm ku duket festa e madhe e mbështetësve.
“Skena festimesh janë regjistruar jashtë një qendre votimi në Himarë, teksa më në fund Fredi Beleri mbizotëroi ndaj kundërshtarit Jorgo Goro”, shkruan “Protothema”.
“Fredi Beleri, i cili qëndron në burgun e Tiranës, ku u dërgua pas vendimit të prokurorit të Vlorës, ka luftuar nga kutia e parë deri në atë të fundit. Pas shpalljes së rezultatit, qytetarët kanë shpërthyer në duartrokitje dhe festime, ndërsa shumë kanë kënduar edhe himnin kombëtar”.
Video e festimeve: