-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Shkodra na hapi sfidë, do jetë “kryefjala” e mandatit të ri!

Kryesoret

Ne duhet të bëjmë edhe më shumë se ç’kemi bërë sepse Shkodra na dha jo vetëm një shans por edhe një besim shumë të fortë, besim që mund të kthehet për një kohë jo shumë të gjatë nëse ne nuk jemi në lartësinë e kësaj sfide. Unë dështova disa herë, i bëra sfidë disa herë, por këtë herë Shkodra na bën ne sfidë. Kështu që, Shkodra është kryefjala e mandatit që do të nisë pas disa muajsh.

Nuk i heq asgjë angazhimit tim për Durrësin. Durrësi është një potencial i jashtëzakonshëm strategjik për Shqipërinë e 2030-s. Aty do ndërtojmë disa vepra që i përkasin jo vetëm Durrësit, por edhe Shqipërisë dhe rajonit e më gjerë.

Ku gabuan socialistët në Kuçovë? Pasi kujtojmë se diferenca e votave të fitores ishte shumë i vogël…

Nuk kam të dhëna të kësaj natyre. Janë të gjitha analiza në nivel vendor, janë analiza që kërkojnë një lexim shumë të kujdesshëm. Ajo që dua të them është që zgjedhjet kanë funksionuar dhe kanë dhënë dy mesazhe kryesore, njëri: zgjidhni njeriun që do të merrni në punë për katër vite. Tjetri: Hiqni faqezinjtë. Dhe kanë funksionuar të dyja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit