Si ka mundësi që opozita blen vota dhe ju fitoni zgjedhjet?
Nuk jam marrë fare me këtë gjë. Gjithçka është një informacion që ne e kemi pasur dhe përderisa ka qenë një shqetësim i madh për njerëzit, unë e thashë që tregtari më i madh i votave në Shqipëri është në rrugën e lirisë dhe këtë e di gjithë Shqipëria.
Këto historitë me hakera janë bërë aq bajate. Kjo është një përpjekje aq e marrë dhe në aq shumë vite për të mohuar realiteti saqë është shkaku kryesor pse ata bien po në atë gropë dhe bien edhe më thellë. Sepse të përsërisësh të njëjtën gjë, duke pritur për të arritur një rezultat tjetër, kjo është një marrëzi.
E kam thënë 1 mijë herë që sondazhet nuk blihen, sepse sondazhe mund të bëjë çdokush. Dhe unë nuk kam parë deri më sot, qysh nga viti 2007 ndonjë sondazh që më nxjerr në vend të parë. Unë personalisht të paktën. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë.