Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për lirimin nga burgu të Dan Hutrës, i cili është autor i disa masakrave në Tiranë.
Sipas ILD-së, vendimmarrja e gjyqtarit është në përputhje me ligjin, ndërsa bëhet e ditur se Hutra kishte përmbushur periudhën e dënimin, ndaj edhe ka dalë nga qelia më herët.
Ndërkohë kujtojmë që Dan Hutra u mori jetën 3 grave të pafajshme e plagosi 3 të tjera në mes të Tiranës, në prill të këtij viti. Por përveç kësaj Hutra është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash.
Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023.