-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi me 60 mijë vota, Këlliçi: Po përgatisim dosjen e manipulimeve

Kryesoret

Kandidati i Sali Berishës për Tiranën, Belind Këlliçi pranon humbjen me mbi 50 mijë vota. Në një deklaratë për mediat nga selia blu ai tha se zgjedhjet u manipuluan dhe për këtë theksoi se po përgatitet një dosje me prova për t’ja treguar publikut.

 

“Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ky rezultat është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. Asetet publike janë vënë në dispozicion e janë shfrytëzuar në maksimum për të dhënë këtë rezultat të sotëm. Ne po punojmë çdo orë për të përgatitur dokumentacionin e plotë për çdo shkelje që është kryer.

Rezultati nuk i përgjigjet asaj se çfarë njerëzit, qytetarët mendojnë për kryebashkiakun aktual dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme kudo, në çdo cep të Tiranës, në qytet apo fshat. Unë u paraqita në këto zgjedhje në rrethana aspak normale, si të gjithë kandidatët e opozitës. Isha plotësisht i vetëdijshëm për pjesëmarrjen në garën elektorale më të pabarabartë të këtyre 33 viteve, e megjithatë sërish zgjodha të dal para qytetarëve me një program konkret, të detajuar dhe me një platformë e cila vuri në qender nevojat e qytetarëve dhe që ofronte zgjidhje reale për shqetësimet e përditshme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit