-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përveç Bashkisë, PS fiton edhe Këshillin e Shkodrës, surprizon PSD e Tom Doshit

Kryesoret

Ka nisur numërimi për Këshillat Bashkiakë në qarkun Shkodër. Pas fitores së Benet Becit, edhe në këshill, PS kryeson bindshëm në bashkinë Shkodër me 18 mandate nga 51 në total. Ndërsa Bashkë Fitojmë arriti të marrë 23.81% të votave nga ku ka siguruar 13 mandate. PSD renditet forcë e tretë në këshillin bashkiak, me 12 mandate. 5 mandate ka marrë PD. Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e re Demokratike kanë siguruar nga 1 mandat.

Në Fushë Arrëz është mbyllur numërimi për këshilltarët bashkiakë ku ka fituar PSD me 3 mandate nga 15 në total. Edhe  Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 3 mandate me 13.06% të votave, Ndërsa PS ka siguruar 2 mandate apo 12.79% të votave. Partia Kristian Demokrate me 10.12% të votave ka marrë 2 mandate. Bashkë Fitojmë me 7.96% të votave ka siguruar vetëm një mandat. PD po ashtu ka arritur të sigurojë vetëm një mandat. Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e Re Demokratike dhe PDIU kanë marrë nga një mandat.

Në Bashkinë Pukë, PSD kryeson me 4 mandate nga 15 në total me 17.66 % të votave. E ndjekur nga Partia Socialiste dhe Aleanca Arbnore Kombëtare me nga 2 mandate. Bashkë Fitojmë, PD, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Balli Kombëtar, Fronti i Majtë dhe Fryma e Re Demokratike, kanë arritur të sigurojë vetëm 1 mandat.

Na bashkinë e Vaut të Dejës ka përfunduar numërimi. PSD ka fituar 10 mandate nga 31 në total me 27.64%. Partia Socialiste ka marë 7 mandate me 21.93%, po ashtu edhe BF ka marrë 7 mandate me 19.54%. PD ka marrë 3 mandate me 8.85%. PDS ka marrë 2 mandate, ndërsa PAA dhe PR kanë marrë nga 1 mandat.

Në Malësinë e Madhe ka përfunduar numërimi. PSD del forcë e parë me 8 mandate ose 19.65%. Më pas ndiqet nga PS me 6 mandate ose 16.61%. Nga 3 mandate marrin BF, PD, PAA dhe LZHK. Aleanca Arbnore Kombëtare merr 2 mandate ndërsa nga 1 mandat marrin FRD, ADK dhe Ardhmërija Shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit