Sonte vendoset finalja e madhe e Champions League! Manchester City luan në shtëpi ndeshjen e kthimit përballë Realit të Madridit. Ndeshja e parë u mbyll 1-1. Pep Guardiola kërkon finalen e dytë në stolin e bardhekaltërve por përballë do të ketë kampionin në fuqi dhe njeriun e rekordeve, Carlo Ancelotti.
City është në një moment të mrekullueshëm dhe shumë pranë ruajtjes së titullit të Premier League-s. Cityzens kanë një ecuri të gjatë prej 22 ndeshjesh radhazi pa humbur. Në shtëpi, në “Etihad Stadium”, kanë vetëm një humbje këtë sezon.
Në Champions League nuk kanë humbur ende në edicionin aktual dhe në shtëpi kanë fituar pesë ndeshjet e luajtura me 20 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar.
Real i Madridit, klubi që e ka fituar më shumë herë Ligën e Kampionëve (14) dhe mbajtësi aktual i trofeut, ka humbur vetëm një herë në edicionin aktual në Champions League.