-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditi fqinjin për ta vrarë dhe u nis drejt Greqisë, kapet i riu/ Emri

Kryesoret

Policia ka arrestuar Genitian Myrtën 34-vjeç pasi ditën e djeshme për shkaka të një konflikti për pronën ka goditur me automjet dhe leva fqinjin e tij me qellim për ta varë.

Myrta u kap në PKK Kapshticë, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

“Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se Genitian Myrta ditën e djeshme, për shkak të një konflikti për motive pronësie, shtetasi  ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur nga shtetasi G. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit