-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytje, tërmet dhe alarm i kuq! 9 viktima në Itali

Kryesoret

Alarm i kuq në Itali. Vala e motit të keq që deri tani ka shkaktuar 9 të vdekur në Emilia-Romagna nuk ndalet. Mediat italiane shkruajnë se niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja të cilat mund të rëndojnë brigjet e dobësuara apo të dëmtuara.

Gjatë natës janë shënuar përmbytje të reja në zonën e Ravenës. Evakuimet po zhvillohen në Castel Bolognese, gjithashtu në provincën e Ravenës, ku ka pasur problem me mungesën e ujit të pijshëm.

Presidenti i Rajonit, Stefano Bonaccini deklaroi se “Dëmi është disa miliardë euro”. Rrugë por edhe mjaft godina janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve masive që i ngjajnë dimrit dhe jo faktit që jemi pothuajse në stinën e verës.

Por nuk mbyllet me kaq. Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë u regjistrua në Sicilinë verilindore. Epiqendra ishte mes Katanias dhe Mesinës. Më pas, janë regjistruar edhe dy lëkundje të tjera me intensitet më të ulët. Për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo sende.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit