Referuar mediave greke, në pranga ka rënë një 29-vjeçar shqiptar, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë.

Kjo bandë, të paktën nga fillimi i gushtit 2021 deri në mesin e vitit 2022, ka proceduar në mënyrë dhe metodë specifike në vjedhjen e automjeteve si Land Rover, Range Rover, Porsche Cayenne.

Pasi pikasnin makinat që donin të vidhnin, ata afroheshin në këmbë dhe pasi thyenin xhamin e derës së shoferit apo pasagjerit, futeshin brenda dhe çaktivizonin alarmin. Në vetëm pak minuta, mjeti “zhdukej”.