Mbrëmjen e sotme është regjistruar në aksident në aksin në aksin rrugor Selenicë-Vlorë ku ka mbetur viktimë pasagjerja 69-vjeçare.
Ngjatja ka ndodhur rreth orës 22:38, 28-vjeçari me inicialet S. K. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit “Opel” dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Nga plagët e marra ka ndërruar jetë një nga pasagjerët. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.