-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kategoritë/ Sa punonjës përfitojnë nga rritja e pagave në Shqipëri?

Kryesoret

Dje komisioni i Ligjeve vendosi që të miratonte projektligjin e qeverisë për rritjen e pagave për administratën, por edhe institucionet e tjera Kushtetuese.

Komisioni i Ligjeve përveç miratimit të dy projektligjeve, i sugjeron Komisionit të Ekonomisë dhe rishikimin e koefiçentëve të hierarkisë së pagave, duke marrë parasysh se Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm në vend.

Nga projektligji të përfitojnë 130 331 punonjës të administratës. Nga kjo rritje e pagave nuk do të preken deputetët dhe ministrat.

“Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentit. Paga e presidentit propozohet të shkojë 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht.

Nga ky projektligj janë përfitues punonjës të administratës qendrore dhe vendore. Reforma për rritjen e pagave do të shtrihet në dy vite. Kostoja totale e kësaj politike është 39 miliardë lekë në 1 janar 2025. Në total janë 130 330 punonjës përfitues” tha Ibrahimaj.

Deputeti Saimir Korreshi u shpreh se njerëzit nuk duhet të punojnë vetëm për bukë dhe ujë por edhe për të jetuar. Ai kërkoi që të kthehen sytë edhe nga pensionistët, por Ibrahimaj iu përgjigj se po punojnë për rrugën që çon reformën e pensioneve.

Rama sqaron rritjen e pagave

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit