-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama sqaron rritjen e pagave

Kryesoret

Nga Shkodra, Edi Rama sqaroi debatin për rritjen e pagave, që opozita e akuzoi qeverinë se gjithçka ishte premtim elektoral për votat.

Kryeministri tha se drafti hasi debat te deputetët që kërkonin rritje pagash edhe për vete, por shtoi se projektligji kalon shumë shpejt në parlament.

Gjithashtu, Rama theksoi se pavarësisht se ligji do të miratohet tani dhe do të futet në fuqi në qershor, rritja do të nisë që nga data 1 Prill.

Pati një moment…pagat u bllokuan në Kuvend dhe me demek ishte premtim elektoral për të hedhur hi syve. Ka pasur një debat mes meje dhe ministres së Financave për shkak se reforma e rritjes së pagave që ne kemi punuar kaq shumë është konceptuar në një hark njëvjeçar.

Në fillim me rritjen e pagave për mjekët dhe punonjësit e sigurisë, por edhe rritjen me 7% të mjekëve të tjerë. Ndërkohë që në harkun e një viti do të përmbushet plotësisht me të tërë duke filluar nga 1 Prilli i kaluar.

Ligji që është dhe do të kalojë në kuvend dhe pagat, të gjitha kategoritë do i marrin nga 1 Prilli i kaluar. Debati im ka qenë që qeveria dhe deputetët nuk duhet të kenë rritje të tjerëve.

Shkoi ligji në parlament. Deputetët patën një goditje në zemër dhe është në diskutim. Por që nga 2013 nuk kemi rritur asnjë qindarkë të pagave dhe deputetëve.

Brenda dy tre javësh maksimumi do të bëhet miratimi në parlament dhe do të futet në fuqi dhe do të fillojë rritja për të gjithë ata që nuk e kanë marrë nga 1 Prilli i kaluar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit