Ndërron jetë në spital Jani Rustemi 27 vjeç. Ai ishte arrestuar më 12 Prill 2023 nga forcat e Komisariatit Nr.2 për vjedhjen e një tapeti, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spitalin e burgut në Tiranë.
Në fillim të muajit maj nëna e tij denoncoi se djali është në gjendje komente në QSUT.
I riu u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Por 5 ditë më vonë, më 17 Prill, Jani Rustemi u dërgua në Urgjencën e QSUT në gjendje të rëndë.
E ëma e të riut, Pranver Rustemi denoncoi duke thënë se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion. Ajo thotë se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje.
Misteri dhe lotët e nënës! Si vdiq 27-vjeçari në qeli në Tiranë për një palë atlete?