Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemi i cili ndërroi jetë pasi shfaqi probleme në burg.
Vasili është shprehur se po ndodhin shumë vdekje në paraburgime dhe se janë kaluar me heshtje. Ai a shtuar se mbulimi i veprimet të paligjshme të policisë që marrin jetë njerëzish është kriminale.
“Qeveria sigurisht që nuk flet asnjë fjalë dhe nuk shqetësohet që njerëzit vdesin në komisariate sepse është vendosur në krahun e dhunës dhe antiligjit.
Drejtësia është përpara përgjegjësive shumë të mëdha.
Është turp që prokuroria merret gjerë e gjatë dhe me vite me gjyqe kundër qytetarëve, që dalin në protesta dhe ndërkohë s’ka asnjë përgjegjës për këto vdekje kaq të rënda,” shkruan Vasili.
Postimi i plotë