-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta përkujton revoltën e Spaçit: Liria fitohet, nuk dhurohet

Kryesoret

Kreu i PL-së, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar  revoltën e Spaçit.

Meta shkruan se kjo revoltë është simbol i shpirtit të pamposhtur, duke theksuar se  shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë.

REAGIMI I METËS

Sot është një ditë kujtese, nderimi por edhe reflektimi!
Revolta e Spaçit, 50 vite më parë, është shenjuar në memorien kombëtare si simbol i shpirtit të pamposhtur, guximit njerëzor dhe sakrificës më sublime në mbrojtje të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor.
Akti vetëmohues i zemërluanëve martirë të Spaçit që thyen mitin e paprekshmërisë së regjimit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë e shtetit totalitar dhe që frymëzon në çdo epokë përpjekjet dhe qëndresën për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë!
Kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë! Liria fitohet, nuk dhurohet! ✌🏻🇦🇱

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit