-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla fton PD-në: Të ulemi për drejtësinë! Votimi me detyrim? Të shohim

Kryesoret

Pavarësisht rezultatit në zgjedhjet e 14 Majit, Partia Socialiste ende njeh si udhëheqëse të opozitës Partinë Demokratike që për momentin është pa kryetar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Taulant Balla u shpreh sot se opozita është Partia Demokratike.

Unë nuk caktoj dot kush është opozita, ajo është e përcaktuar qartë. Opozita është PD, që janë shumica e opozitës. Duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë që të punojmë së bashku” tha ai.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se me opozitën duhet të diskutojnë ligjet, të cilat vijnë si sugjerime edhe nga institucionet partnere që monitorojnë reformën në drejtësi.

Do kërkojmë që me opozitën të kemi mundësi të flasim në mënyrë që këto ndryshime të cilat vijnë si sugjerime edhe nga institucionet partnere që monitorojnë reformën në drejtësi të ecin përpara.

Shpresoj që ne si shumicë të kemi mundësi të ulemi me opozitën për ti diskutuar. Ka një grup pune ku mazhoranca dhe opozita kanë punuar dhe mos vonohemi që këto ndryshime ti miratojmë” tha ai.

Por si e parashikon, a do ta gjejë gjuhën e përbashkët me Gazment Bardhin, që është caktuar në krye të grupit nga vetëm 19 deputetë të PD-së?

Çdo grup parlamentar ka vendimmarrjet e veta. Sa kohë që çështje të caktuara kemi të njëjtin objektiv, sjell mundësinë t’i votojmë së bashku” tha ai.

Por çfarë mendon Taulant Balla për propozimin e Sali Berishës që votimi në zgjedhje të jetë me detyrim? Socialisti nuk e mbylli derën për këtë propozim.

Këto propozime të shqyrtohen të gjitha në komisionin e reformës zgjedhore. Propozimi? Kjo duhet të diskutohet së pari brenda grupit tonë parlamentar dhe e dyta duhet parë në harmoni nga vendet e tjera të BE-së” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit