Fitorja e Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare merr përmasa historike, pasi sipas vlerësimit të parë zyrtar të rezultatit kalon në 41% kundrejt 20% të SYRIZA-s.
Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një deklaratë për mediat pas daljes së rezultateve të para, ku është shprehur se qytetarët treguan se duan një qeverisje të pavarur dhe të fuqishme.
Demokracia e Re kryeson zgjedhjet, Mitsotakis: Rezultati tregon vullnetin e qytetarëve grekë
Një ‘tërmet politik’ e ka cilësuar Mitsotakis fitoren në këto zgjedhje.
“Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha ai.