Pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua 2 ditë më parë ku mbeti i vdekur 48-vjeçari, Arjan Gosa ditën e sotme është dorëzuar në polici autori i krimit, Habib Rexha.
Mësohet se ai është dorëzuar pas negociatave me familjen. Menjëherë është marrë dëshmia e tij ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen para aktit të rëndë.
E ndihmoi të arratiset pas vrasjes, shoqërohet në polici shoku i Habib Rexhës
Pas vrasjes Rexha është larguar me mikun e tij i cili e ka lënë në dalje të Kavajës dhe është larguar drejt Kukësit ku ka qëndruar këto 2 ditë.
Këtë pasdite policia ka shoqëruar shokun e Habib Rexhës, Ervin Kurtin. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e tij.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me shoqërimin e tij.