-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria zgjat afatin e qëndrimit për ukrainasit

Kryesoret

Qeveria Rama miratoi sot zgjatjen e vendimit për hyrjen e qytetarëve të Ukrainës pa viza në Shqipëri. Në mars të vitit të kaluar u miratua vendimi që i lejonte një vit pa viza, por sot është shtyrë në dy vite. Pas nisjes së luftës vitin e kaluar kishte një fluks qytetarësh nga Ukraina që u dyndën në shumë shtete, mes tyre edhe ne Shqipëri.

VENDIMI

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …”.
  2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit