Kuvendi votoi sot rritjen e pagave për administratën, deputetët dhe ministrat. Ndryshe nga grupi i Sali Berishë, pjesa tjetër e PD-së zyrtare votoi pro projektligjit për rritjen e pagave.
Ligji për rritjen e pagave të funksionarëve të lartë, si deputetët, ministrat dhe Presidenti u miratua me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim dhe 5 nuk morën pjesë në votim. Deputetët që votuan kundër ishin Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda.
Projektligji për rritjen e pagës minimale është miratuar me 97 deputet pro, 0 abstenim, 2 kundër dhe 5 nuk kanë votuar. Ndryshimet në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash. Në fund kaloi me 93 vota pro duke u rritur pagat edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Projektligji u miratua me shpejtësi me qëllim që të dekretohej sot në datë 25 Maj, pasi pasdite presidenti Bajram Begaj niset për në Itali në një vizitë dy ditore.
You must log in to post a comment.