-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare doktori i njohur i teorive konspirative

Kryesoret

Dr. Rashid Buttar ka vdekur para dy ditësh në moshën 57-vjeçare me pretendimet se ishte helmuar, teksa në transmetimet e tij të fundit parashikonte se në tokë po vjen “një pushtim i rreme alien”.

Ish-doktori i ushtrisë amerikane me specializime e kualifikime te shumta, që prej periudhës së Covid konsiderohej ‘konspiracionist’ dhe pretendonte se ishte helmuar disa ditë para vdekjes, ndërsa më herët paralajmëronte për “një pushtim të rremë alien” që do të realizohej së shpejti në tokë.

Mediat shkruanin se Dr Rashid Buttar, i cili ishte pjesë e një grupi të njohur si “Dhjetëshja e Dezinformacionit”, vdiq papritur në fundjavë më 20 maj, në moshën 57 vjeçare.

Ai njihej si një udhëheqës i lëvizjes anti-vaksina dhe u bë një figurë e njohur gjatë pandemisë, me pretendime se Kovid ishte një “epidemi e planifikuar dhe e motivuar politikisht.”

Teoritë e tij ishin aq të njohura në SHBA si dezinformacion sa qendra dixhitale kundër nxitjes së urrejtjes e rendisnin atë mes 12 njerëzve që kishin gjeneruar rreth 65% të përmbajtjeve anti-vaksina në vitet 2020 deri në 2023.

Gjithsesi ai vdiq disa ditë pasi deklaroi se “i ishte dhënë një helm me përmbajtje 200 herë më të fortë sesa ajo që gjendej te vaksina” kur ishte i shtruar në spital. Ky koment vinte pas atij në rrjetin vendas CNN ku Buttar kishte krahasuar kreun epidemiolog të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci me diktatorin nazist Adolf Hitler, shkruan rrjeti britanik Daily Star.

Në transmetimin e tij të 17 majit, Buttar dukej i tretur në fytyrë dhe thuajse pa flokë, teksa deklaronte në ekran: “Nëse e shikojmë të gjithë këtë historinë …me Covid, kjo ishte e planifikuar, dhe çështja e valutës është e planifikuar për punën e vaksinimeve, mendoj se do të ketë një tjetër event të madh të rremë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit