Politologu Nexhmedin Spahiu, duke folur live nga Mitrovica e Veriut në “5 Pyetjet” ka lëshuar akuza të forta, sipas të cilit, ka disa media në Kosovë që paguhen nga Beogradi për të punuar dhe folur kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës.
Spahiu vijoi më tej duke shtuar se në këtë situatë ku ndodhemi, po përcaktohet fati i Kosovës për vitet e ardhshme dhe në këto momente, sipas tij, të jesh kundër Kosovës dhe të bësh propagandë kundër atyre njerëzve që po rrezikojnë edhe jetën për të mbrojtur kombin, është një element tradhtie.
“Këtu po përcaktohet fakti i Kosovës për qindra vjet, dhe në këto momente të jesh kundër Kosovës dhe të bësh propagandë çdo ditë kundër atyre njerëzve që po rrezikojnë edhe jetën e tyre për të mbajtur dhe mbrojtur kombin, është element tradhtie dhe fatkeqësisht kjo po ndodh.”, u shpreh në lidhje me këtë çështje politologu Spahiu.