-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët ankohen! Biba: “One” dhe “Vodafone” funksionojnë si oligopole

Kryesoret

Kreu i Konkurrencës, Denar Biba deklaroi sot në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se aktualisht tregu i telefonisë celulare është duopol ku operojnë vetëm dy kompani celulare, “Vodafone” dhe “One” që u shkri me “Albtelecom”-in. Ankesat e deputetëve ishin të shumta të shoqëruara me pyetje për këtë treg lidhur me shërbimin që ofrohet.

“Ka tregje që janë qartësisht oligopole. Legjislacioni ynë nuk e ndalon këtë. Tregu i telefonisë celulare është një duopol, një nga rastet e radha në botë. Ne këto tregje i kemi nën monitorim të vazhdueshëm. Në tregun e telefonisë celulare është diçka që po vjen me kohë.

Kështu besoj se do të ndodhë në të gjitha tregjet në botë. Tregu kërkon investime të jashtëzakonshme. “One” dhe “Albtelecom” u bashkuan, kanë ofruar “5G”-në. Jemi ndjerë të gjithë në një siklet profesional për atë përqendrim. Por tregu në të gjithë botën po shkon drejt mbylljes” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit