Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier me kryetarët e komunave të veriut i cili i zhvillua në Zyrën e BE-së në Prishtinë.
Hovenier sapo ka përfunduar takim është larguar pa dalë në prononcim për mediat. Ndërkohë 2 kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe të Zveçanit vazhdojnë të qëndrojnë akoma brenda zyrës së BE-së.
Në këtë takim i cili i zhvillua në orën 09:00 munguan kryetarët e Vetëvendosjes. Ende nuk dihet se çfare është diskutuar në këtë takim.
Pas përfundimit të takimit ambasadori është nisur për një tjetër takim ku kësaj here do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.