Mesditën e sotme në orën 12:00 do të mblidhet grupi i PD-së i drejtuar nga Gazment Bardhi dhe nesër Kryesia.
Fokusi do të jetë tek hapja e garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Lulzim Basha është bërë gati dhe po përgatit rikthimin për herë të dytë.
Në krahun tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur një komision që po merret me mbledhjen e provave dhe analizës së zgjedhjeve lokale që drejtohet nga Oerd Bylykbashi.