-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Shpresoj që së bashku me Sholcin të takojmë Kurtin dhe Vuçiçin

Kryesoret

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka bërë përgjegjëse autoritetet Kosovës për përkeqësimin e situatës në veri të vendit. Planifikon që gjatë kësaj jave t’i takojë Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiçin.

Sikurse SHBA-ja, edhe Franca e mban përgjegjëse Kosovën për tensionet në veri, që nisën pasi të premten kryetarët e rinj shqiptarë u futën përmes njësive speciale të Policisë në objektet komunale, përkundër rezistencës së turmave të qytetarëve serbë.

Macron ka folur sot në një konferencë në Bratislavë – ku po merr pjesë edhe Kryeministri Kurti – rreth zhvillimeve në Kosovë.

“Shumë qartë, është përgjegjësia e autoriteteve të Kosovës për situatën e tanishme dhe dështimin e respektimit të një marrëveshje, e cila megjithatë ishte e rëndësishme dhe është arritur pak javë më parë”, ka thënë Macron.

Macron gjithashtu tha se shpreson se do t’i takojë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë në fund të kësaj jave, për t’i diskutuar zhvillimet në veri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit